Krimet zgjedhore, SPAK: Po hetojmë 39 kallëzime! 17 i dërguam për verfikim në polici, për 25 u vendos mosfillimi i hetimit

Politikë

Publikuar: 12/05/2025

Krimet zgjedhore, SPAK: Po hetojmë 39 kallëzime! 17 i dërguam për verfikim në polici, për 25 u vendos mosfillimi i hetimit


SPAK po heton 39 kallëzime për krimet zgjedhore, ku 17 kallëzime janë  dërguar për verfikim në polici, për 25 kallëzime u vendos mosfillimi i hetimit  

‘Krimet Zgjedhore – 156 materiale të administruara 39 materiale kallëzuese kanë kaluar në fazën e hetimit (janë regjistruar si procedime penale). 25 janë vendime për mosfillim të hetimit penal. 24 materiale kallëzuese janë dërguar për kompetencë në prokuroritë e
rretheve gjyqësore. 17 materiale janë dërguar për verifikim në Drejtorinë Vendore të Policisë. (për informacion shtesë ose për kryerje të veprimeve të para). 1 material është bashkuar me një çështje tjetër ekzistuese. Pjesa e mbetur është në proces verifikimi’, thotë SPAK