Prokuroria e Tiranës ka kërkuar dënimin me burgim të përjetshëm për Dan Hutrën, të akuzuar për vrasjen e 3 grave dhe plagosjen e 3 të tjerave në mars të vitit 2023, shkruan A2 CNN.
Në total, Prokuroria kërkoi 3 dënime me burgim të përjetshëm dhe 1 me 35 vite burg për Hutrën.
Ai akuzohet se plagosi me armë zjarri shtetaset Elena Hysa, 35 vjeçe dhe Kujtime Hysa, 60 vjeçe dhe vrau shtetaset Mevlute Hysa 30 vjeçe, (motra e ish-bashkëjetueses së tij) dhe Hasime Dafku 30 vjeçe, (e fejuara e vëllait të ish-bashkëjetueses). Pas kësaj ngjarjeje shkoi Bathore dhe vrau me armë zjarri shtetasen Etleva Kurti, 31 vjeçe.