Paloka: E dija se do të hiqej nongrata. Vasili u sulet gazetarëve: Ku jeni futur o zorzopë?!

Aktualitet

Publikuar: 08/05/2025

Paloka: E dija se do të hiqej nongrata. Vasili u sulet gazetarëve: Ku jeni futur o zorzopë?!

Dikush në DASH pretendohet se i ka thënë një gazetari se Bersha mund të udhëtojë në SHBA. Kaq ka mjaftuar që në kampin opozitar të shpërthejë festa. Edi Paloka foli sot në Syri Tv sikur Berishës i është hequr non grata.

Edhe dje që doli lajmi për doktorin, edhe sot. Dhe që është e vërtetë kjo nuk diskutohet. Por po them nuk është lajmi që Berishës do t’i hiqej non grata se kjo praktikisht ne e dinim të gjithë. Unë e kisha deklaruar në fakt dhe  dija që do të ndodhte. Madje vetë Rama, ju e keni para që nuk e ka përmendur“, tha Paloka.

Deputeti i LSI, Petrit Vasili, duke folur sikur Berishës i është hequr non grata, ka shpërthyer edhe ndaj gazetarëve, të cilët sipas tij nuk po e japin lajmin e madh pasi mërzitet Edi Rama.

Ku janë futur këta tufa e debilave ministra, debilave deputetë, debilave gazetarë, kryedebilit në kryeministri; pse nuk flasin tani? Ku janë këta hajdutë, zorzopë e delenxhinj që na çanë dërrasat me vite të tëra me non gratën e Berishes bashkë me ata opozitarët që hanin dhe hanë nga supa e qelbur e Ramës. Në ç’vrimë janë futur këta minj hajdutë?‘, shkruan Vasili.