Mero Baze: U nisën të blejnë me 6 milionë dollarë heqjen e “non grata”-s dhe kanë blerë një postim në Twiter

Politikë

Publikuar: 08/05/2025

Mero Baze: U nisën të blejnë me 6 milionë dollarë heqjen e “non grata”-s dhe kanë blerë një postim në Twiter

Më në fund, pagesa prej 6 milionë dollarësh e Sali Berishës prodhoi… një postim në Twiter. Një gazetar, pjesë e lobimit të LaCivitës, ka pyetur dikë në Departamentin e Shtetit (nuk thotë kë), dhe ka marrë një përgjigje nga ato që t’i jep ChatGPT, nëse e pyet për të njëjtën çështje.

Ai ka pyetur nëse Berisha mund të udhëtojë në SHBA, dhe Departamenti i Shtetit qenka përgjigjur se ekziston mundësia për arsye të sigurisë kombëtare apo interesave të larta kombëtare të SHBA.

Në fakt, s’ka pasur nevojë për një pyetje të tillë, pasi i ka të afishuara në listën e OKB-së, ku kanë qenë dhe Fidel Kastro, Maduro, Mugabe etj., që kanë qenë “non grata” në SHBA, por për interes të vendit të tyre janë ftuar, fjala vjen, në OKB.

Këtë përgjigje mund ta merrnin me zero lekë.

Tani sot nuk ikën dot se ka intervistë te Fevziu. T’i lutemi Departamentit të Shtetit të presë deri të hënën.

/TemA