Nga Adriatik Doçi
Pas ikjes së tymit të bardhë damka do të mbetet sërish në ballë
Paska dalë mbrëmë tym i bardhë në SHQUP për t’i mbuluar deri të dielën damkën amerikane në ballë. Në të gjithë këtë këto marifete dhe numra cirku parazgjedhore, ka vetëm një të vërtetë; 6 milionë USD të fshehura nën një shoshë. Të tjerat janë për barëngrënësit.
Gazetarët ‘amerikanë’ Fahri Balliu dhe Çim Peka kanë pyetur ‘zëdhënësin’ e DASH Fred Lelën nëse mund të vijë Doktori në SHBA, dhe Lela, pasi është konsultuar me ‘zëvëndës ndihmës sekretarin’ e DASH Mul Nokën, ka konfirmuar që ‘le të vijë’ duke kapërcyer me stil gërshërë murin meksikan.
Kjo do të jetë edhe arsyeja se pse Berisha do t’a refuzojë ‘pranimin e gabimit’ nga SHBA për shpalljen non grata, në pritje të mbledhjes së Kongresit për t’i kërkuar falje! SPAK të nxjerrë kokën nga dollapi i rrobave të Ajolës dhe t’i japë përgjigje pyetjes se cili është burimi i 6 milionë USD.