Sali Berisha i miratuar nga PPSH për ministër Shëndetësie në 1985? Reagojnë dy përfaqësues të PD-së

Politikë

Publikuar: 07/05/2025

Sali Berisha i miratuar nga PPSH për ministër Shëndetësie në 1985? Reagojnë dy përfaqësues të PD-së

Për herë të parë që kur u publikuan dokumentet arkivore, sipas të cilave Sali Berisha ishte kandidat i miratuar nga Komiteti Qendror i PPSH për të qenë ministër i Shëndetësisë në vitin 1985, kanë reaguar dy përfaqësues të Partisë Demokratike.

I pari, drejtuesi politik i kësaj partie në Shkodër, Luçiano Boçi, tha se nuk e dinte këtë gjë, por dokumentet sigurisht “nuk mund të ishin të vërteta.”

Për të sqaruar zotin Boçi, po i botojmë edhe një herë dokumentet që ndodhen në Arkivin e Shtetit.

I vetëquajturi “profesor,” Luciano Boçi, mund të shkojë e të konsultohet me dokumentet përkatëse.

Të njëjtën gjë mund ta bëjë edhe Tomorr Alizoti, i cili pretendoi se nuk e kishte lexuar dokumentin për Sali Berishën si i privilegjuar i kastës komuniste në vitin 1985 dhe i konsideruar kandidat i mundshëm për ministër i Shëndetësisë.

Duke pasur parasysh retorikën e ashpër të zotit Alizoti për komunistët dhe pasardhësit e tyre, pyetja që lind mbetet: a është i sinqertë në këtë betejë me komunizmin, apo zoti Alizoti e ka shndërruar flamurin e betejës së tij politike në një aset që përdoret sa herë ka nevojë për mbështetje?

Por pa përgjigje kur i duhet të militojë e t’i serviloset një kryetari që ka qenë i privilegjuar i regjimit komunist deri në ditët e fundit të ekzistencës së tij në Shqipëri.