Është arrestuar kandidati i “Shqipëria Bëhet” nga policia e Sarandës.
Mësohet se në pranga ka rënë Ergys Isufi, pasi është kapur me drogë.
Fillimisht kandidati për deputet ka tentuar të largohet, por blutë mundën ta neutralizojnë
Policia ka kryer edhe bastisjen e banesës së tij në Sarandë për të parë nëse gjendeshin sasi të tjera droge.
Ky zhvillim ka befasuar disi banorët e qytetit bregdetar, pasi Isufi nuk njihet si person problematik në Sarandë dhe nuk ka precedentë penalë. Prej kohësh ai jeton dhe punon në Suedi.