“Do ta mbaj një muaj rresht nëse…”- Basti i pazakontë mes Sokol Ballës dhe Tedi Blushit

Politikë

Publikuar: 06/05/2025

“Do ta mbaj një muaj rresht nëse…”- Basti i pazakontë mes Sokol Ballës dhe Tedi Blushit

Kandidati i Partisë së Lirisë për deputet, Tedi Blushi, i ftuar në “Real Story” mori një karikaturë dhuratë nga drejtuesi i emisionit, gazetari Sokol Balla.

Ndërkohë Blushi i dhuroi një kapelë ngjyrë të kuqe me numrin 1, ndërsa i premtoi dhe bluzën mbi të cilën ishte sigluar emri i Ilir Metaj, që kandidon më 11 maj në listë të hapur.

Kjo situatë krijoi të qeshura në studio, ndërsa Balla e Blushi shkëmbyen batuta dhe vendosën edhe një bast publik.

Tedi Blushi: Unë po të jap dhuratë këtë kapelë dhe kur të mbaroj intervista dhe do të jap dhuratë bluzën [e mban veshur] për të votuar për Ilir Metën me 11 maj.

Sokol Balla: Unë të premtoj se nëse ju i fitoni zgjedhjet, unë këtë kapelën me numrin 1 ngjyrë të kuqe do ta mbaj minimalisht një muaj rresht çdo ditë në emision.

Tedi Blushi: Uroj që ta mani fjalën. Uroj të mos e kesh marrë atë kapelën tjetër.

Sokol Balla: Të siguroj se nëse do mbaj kapelën, do mbaj vetëm tënde dhe asnjë tjetër. Kjo është pak, por e sigurt.

Tedi Blushi: Kjo tregon se edhe ju e ndjeji që fitorja është shumë pranë.

Martin Leka: Unë do ta mbaj kapelën një vit rresht, por edhe në gjumë. Po ndodhi.