‘Asgani’ i drejtësisë Gjin Gjoni vetëshpallet kapedan i Mirditës: Po i ndjekim socialistët këmba-këmbës

Aktualitet

Publikuar: 05/05/2025

‘Asgani’ i drejtësisë Gjin Gjoni vetëshpallet kapedan i Mirditës: Po i ndjekim socialistët këmba-këmbës

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike në Qarkun e Lezhës, Gjin Gjoni, simbol i korrupsionit në drejtësi, ka reaguar pas akuzave se ka çuar njerëz të tij të armatosur në lokalin e babait të kandidates së PS, Klotilda Ndreca, dhe kanë kërcënuar familjarët se do të merren peng. Gjin Gjoni ka pranuar se ka krijuar një skuadër paramilitare, me të cilën po ndjek këmba-këmbës socialistët, që të mos vjedhin sipas tij jo vetëm votat e PD, por as votat e njëri-tjetrit. Refereruar reagimit të tij, Gjin Gjoni është vetëshpallur kapedan i Mirditës, duke krijuar një çetë të armatosur paralele me institucionet ligjzbatuese.

Reagimi i Gjin Gjonit

Partia Demokratike është parti fituese, padyshim që do jetë fituese edhe në zgjedhjet e ardhshme, pavarësisht kushteve që kryetari i Partisë Socialiste u ka vënë drejtuesve të qarkut Lezhë për të ndryshuar këtë rezultat dhe si duket të janë në panik dhe padyshim që kërkojnë të zbatojnë me korrektësi porositë dhe urdhrat e padronit dhe deklaratat e dhëna sot, janë deklarata të pabaza, unë padyshim që kam kam përmend emra konkret dhe jam konkret në ato që kam përmend.

Informacioni i ardhur është informacion që vjen çdo ditë nga qytetarë të ndryshëm, na japin informacion për njerëz të caktuar, për emra të caktuar.

Njerëz të cilët janë të lidhur me pushtetin qendror dhe me pushtetin lokal, padyshim që tani janë njerëz që punojnë në institucione të Bashkisë së Lezhës dhe në institucione qendrore që i përkasin qarkut të Lezhës, dhe nga krahu tjetër këto informacione vijnë edhe nga zyrat e tyre elektorale për shkak të konfliktit që ka shpërthyer midis kandidatëve të ndryshëm brenda listës së hapur të Partisë Socialiste, sepse secili prej tyre kërkon të ketë njëlloj superioriteti ndaj një kandidati tjetër.

Ne kemi shumë informacione dhe për takime që janë bërë se cilin prej kandidatëve do mbështesin edhe cilin jo, të strukturave të PS, dhe për të pasur një avantazh janë turrur si hijena në lidhje me blerjen e qytetarëve të Lezhës, pa dyshim për të ndryshuar rezultatin e zgjedhjeve.

Ne i kemi në vëzhgim total secilin prej tyre, ne kemi ngritur ekipet vullnetare për mbrojtjen e votës. Ta harrojnë që Lezha do ngelet një dele e zezë në hartën e zgjedhjeve në Shqipëri, si në zgjedhjet e përgjithshme ashtu edhe lokale.