Shoqërimi nga policia i kandidatit të PD/ Bardhi i tensionuar në Komisariatin e Fierit! Zbardhet arsyeja e incidentit (VIDEO)

Aktualitet

Publikuar: 04/05/2025

Shoqërimi nga policia i kandidatit të PD/ Bardhi i tensionuar në Komisariatin e Fierit! Zbardhet arsyeja e incidentit (VIDEO)

Policia e Fierit ka shoqëruar sot në komisariat kandidatin e Partisë Demokratike Fatjon Semanjaku.

Mësohet se kandidati demokrat u shoqërua në komisariat pas një përplasjeje me punonjës të policisë bashkiake në qendër të qytetit.

Ngjarja ndodhi kur Semanjaku kundërshtoi heqjen e një çadre elektorale të vendosur nga strukturat e PD-së në sheshin e qytetit.

Raporotohet se gjatë përplasjes me policisë Fatjon Semanjaku akuzoi bashkinë për pengim të fushatës.

Në komisariatin e Fierit është parë drejtuesi politik i PD-së për këtë qark, Gazment Bardhi. /Voxnews