Prapaskena

Investigim

Marka e ilaçeve të skaduara Rejsi Farma 4 tendera 14 milionë euro me pazar në tavolinë, Merita Sheqi mes krimit dhe korrupsionit, i biri jetë luksi me paratë vjedhura publike

Publikuar: 04/05/2025

Një pjesë e buxhetit të shëndetësisë për vitin 2025 është kanalizuar për të financuar një skemë të konsoliduar korrupsioni mes kompanisë së barnave të skaduara Rejsi Farma dhe drejtuesve kupolës së Ministrisë së Shëndetësisë dhe degëve të saj. Pas kompanisë Rejsi Farma, e skeduar me dokumente për ilaçe të skadaura dhe kontrabandë, qëndron Merita Sheqi, me lidhje të forta politike dhe klienteliste.

Në periudhën janar-mars 2025, ‘ustallarët’ shëndetësië kanë firmosur 4 tendera me vlerë 14 milionë euro për kompaninë Rejsi Farma, pa garë, me pazar në tavolinë, me ofertë fituese gati sa fondi limit dhe duke pasur edhe barna alternativa më të lira, elemente këto që ngrenë dyshime serioze për një skemë të organizuar korrupsioni.

Në 19 mars 2025, Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Shëndetësisë Lavdrim Sahitaj bashkë me ministren Albana Koçiu, në bashkëpunim, i kanë dhënë me pazar paraprak Rejsi Farma të Merita Sheqit tenderin me vlerë 6.1 milionë euro pa TVSH për furnizim të QSUT me barin Daratumumab, 400 mg, flakon, për 24 muaj. Fondimi limit ishte 610,478,800 lekë. Oferta fituese 610,478,800 lekë. Pra, diferenca mes ofertës fituese dhe fondit limit është zero.

Në 10 shkurt 2025, dyshja e shëndetësisë Lavdrim Sahitaj dhe Albana Koçiu bëjnë një tjetër ‘goditje’. I japin ‘merimangës’ së barnave skarco Merita Sheqi tenderin me vlerë 5.57 milionë euro për furnizimin me barna të QSUT dhe Spitalit ‘Shefqet Ndroqi’. Dokumentet e këtij tenderi duhet të sekustrohen sa më parë nga SPAK dhe BKH, pasi oferta fituese është më e madhe se sa fondi limit, një precedent i pa konstatuar më parë, fituesi është paracaktuar me pazar në tavolinë, është injoruar opsioni i barnave alternative me çimim më të lirë, barnat që sjell Rejsi Farma dyshohet se janë skarco dhe mes palëve dyshohet se është ndarë në formë ryshfeti 1/3 e vlerës së këtij tenderi.

Këtë vit administrata e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Spitaleve kryesore duket se do të punojë vetëm për të kopsitur letrat për tenderat e Merita Sheqit. Po në datën 10 shkurt 2025, Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Shëndetësisë Lavdrim Sahitaj ka firmosur për Merita Sheqin edhe një tender tjetër me vlerë 1 milionë euro, për furnizim të spitaleve me barin Lanadelumab, pa garë dhe me pazar në tavolinë. Në 1 janar 2025, ende pa u tretur mirë gjeli i vitit të ri, Lavdrim Sahitaj ka nisur kopsitjen e letrave për t’i dhënë një tjetër tender ‘merimangës’ së barnave Merita Sheqit, me vlerë 1.3 milionë euro, për furnizimin e spitaleve me barin Ravulizumab.

Rejsi Farma një magazinë me ilaçe të skaduara

Një raport i fundit i Kontrollit të Lartë të Shtetit zbulon se Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, sidomos gjatë drejtimit nga Albana Çela (Adhami) dhe shefja e saj Ogerta Manastirliu, në bashkëpunim me depot farmaceutike, një rrjet farmacish dhe mjekësh, janë përfshirë në skema mashtrimi dhe shkeljesh të rënda me barna të skaduara, receta fiktive dhe skema të tjera zhvatje.

Prapaskena ka mësuar se në listën e depove farmaceotike të mbushura me ilaçe të skaduara, të cilat mund të hidhen në treg dhe të përfshihen në skemën e rimbursimit, është edhe Rejsi Farma (J91419001U), simbol i mafies së ilaçeve, në pronësi të çiftit Merita dhe Nexhat Sheqi.

Gjatë kontrollit që ka kryer FSDKSH, në 21 dhjetor 2022, në depon importuese farmaceutike Rejsi Farma janë konstatuar 18. medikamente të skaduara, në sasinë 12 mijë copë, me vlerë mbi 400 mijë euro.

Afati i skadencës për këto ilaçe të rimburueshme kishte kaluar mbi 1 vit.

Sipas KLSH-së, për këto medikamente nuk ka një dokument ose proces-verbal të lëshuar nga autoritetet kompetente si dhe nuk është kryer procedura e rregullt për nxjerrjen jashtë përdorimit të tyre, duke mos njoftuar Drejtorin Rajonale Tatimore përkatëse nën juridiksionin të cilës i përket, si dhe duke mos marrë miratim nga Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore, sipas përcaktimeve ligjore.

Për këto barna nga grupi i kontrollit është mbajtur proces-verbali me shkrim dore, i pa shoqëruar më evidenca fotografike të mjedisit të veçuar dhe të barnave me mbishkrimin të skaduara, veprime të cilat janë në kundërshtim me ligjin dhe favorizuese për subjektin Rejsi Farma.

Jo vetëm kaq. Por, grupi i kontrollit (Shpend Stajku, Enida Hoxhaj, Evarist Jaku, Bledar Gallushi dhe Dorjan Hysi) ka përzgjedhur vetëm 55 bama që ka dashur Merita Sheqi nga 146 barna të miratuara sipas kontratës së lidhur midis subjektit “Rejsi Farma” SHPK dhe FSDKSH-së.

Këto veprime për të mbuluar mafien e ilaçeve Rejsi Farma janë në kundërshtim me pikën 1 të Kapitullit III të “Për kontrollin në depot farmaceutike të bamave të kontraktuara nga fandi i sigurimit të detyrueshëm të kujdesit shëndetësor të Rregullores Nr.3, datë 22.10.2014 “Për procedurën dhe mënyrën e kontrollit të dhënësve të shërbimit të kontraktuara me fondin”

KLSH ka konkluduar se “mungesa e kryerjes në kohë dhe të dokumentuar sipas përcaktimeve të kuadrit rregullator tatimor dhe të marrëveshjes kontraktuale për rimbursim në rastin e daljes së barnave jashtë përdorimit, sjell risk në gjendjen e saktë reale inventariale të barnave të rimbursueshme sipas LBR-së, si dhe në nivelin e rimbursimit të përfituar nga Depo-Importuese “Rejsi Farma”, dhe gjithashtu riskun e rifutjes në qarkullim të barnave të skaduara me qëllim përfitimin e rimbursimin, por me pasoja në shëndetin e pacientëve“.

Ka dyshime të forta se Merita Sheqi, për të mbuluar aktivitetin e paligjshëm me ilaçet e skaduara dhe skemat mashtuese me rimbursime fiktive, ka paguar drejtuesen e Fondit, Albana Çela, e cila paratë dyshohet se i ka ndarë me shefen e saj, Ogerta Manastirliun, e cila e mbajti Çelën si të besuar për tre vite në krye të Fondit.

Djali i Merita Sheqit jetë luksi me paratë vjedhura publike

Teksa Merita Sheqi mbush llogaritë bankare me paratë publike, përmes tenderave të dyshimtë i biri Rejdi Sheqi, ekspozon luksin jetën e ngjashme me sheikët. Me paratë e aferave të mamasë, Rejdi Sheqi ekspozon makinë McLaren me vlerë rreth 170 mijë euro, makinë Maybach AMG, ora të tipit Hublot etj.

Prapaskena mëson se Rejdi Sheqi posedon edhe një vilë në Rolling Hills, me vlerë qindra mijëra euro, me burim paratë nga aktiviteti i dyshimtë i kompanisë Rejsi Farma.

Rejdi Sheqi, me paratë e aferave të kompanisë së mamasë, frekuenton edhe rrethin e oligarkëve dhe të çunave që bredhin me paratë e baballarëve të pasur.

Të mos ndalemi tek pushimet luksoze në vende ekzotike, arredimin e zyrave dhe vilave etj.

Miliona euro të gjeneruara nga dallaveret me ilaçe dhe tenderat me flamur korrupsioni i kanë investuar në pasuri të paluajtshme.

Luksi i Rejdi Sheqit nuk është thjeshtë një fyerje për opinionin publik dhe simbol i pasurimit me djersën e taksapguesve shqiptarë, por është një sfidë për SPAK, organ i cili deri më tani nuk po godet korrupsionin në shëndetësi.



Më të lexuarat