Justifikimi i humbjes / Muli bën plane për të vrarë një figurë të PD dhe i kërkon Belos shtyrjen e heqjes së nongratës për Doktorin

Kryesore

Publikuar: 04/05/2025

Justifikimi i humbjes / Muli bën plane për të vrarë një figurë të PD dhe i kërkon Belos shtyrjen e heqjes së nongratës për Doktorin

Gazeta Tema (Antena)

Meqë fillon java e fundit e fushatës, Muli organizoi një konsultë me Lelon për të caktuar prioritetet. Verifikuan një herë çfarë premtimesh kishin bërë gjatë gjithë kësaj periudhe. Premtimi kryesor kishte qenë: “Heqja e non grata-s së Doktorit.”

Këtë e kishin premtuar në mes të shkurtit, pastaj e shtynë për në mars, më pas në fund të prillit, dhe së fundmi e shpallën për 4 maj. Por meqë as sot nuk ndodhi gjë, Muli propozoi që ta shtyjnë për më 11 maj.

– Unë them ta shtyjmë për më 11 maj, – tha Muli. – Që njerëzit të mos kenë mundësi të thonë që nuk u hoq. Gjatë gjithë ditës do themi: “Ja, sa të zgjohet Rubio në orën 2 të pasdites, sa të pijë kafen me LaCivitën, sa të hanë pak mëngjes, pastaj nga dreka vendosin”, dhe këtu bie ora 8 e darkës kur janë mbyllur votimet.

– Mirë e ke menduar, – tha Lelo. – Pastaj në orën 8 të darkës fillojmë kontestimin e rezultatit dhe themi që e shtymë vetë, sepse kemi prioritete të tjera madhështore.

– Ka dalë ky Belo e ka thënë që hiqet më datë 6, – tha Muli. – I thuaj ta shtyjë edhe ai për më 11.
– Patjetër, – tha Lelo. – Nuk besoj se e ka problem.

– Tani na duhet edhe një vrasje, – shtoi Muli. – Zakonisht këtë javë bëjmë një vrasje ose nga tanët, ose nga kundërshtari.
– Unë mendoj se Nallbati është i përshtatshëm, – tha Lelo. – T’ia lëmë në dorë atij të zgjedhë kë të dojë. Vetëm Mond Spahon të mos na e prekë, se nuk e përballon dot ai.
– Dakord, – tha Muli. – U krye dhe kjo punë.

– Tani mbetet vetëm përgatitja për kontestimin. Për atë diskutojmë të dielën tjetër.