Zjarr i madh në Babrru, flakët rrezikojnë banesat, banorët në panik (FOTO) 

Aktualitet

Publikuar: 03/05/2025

Zjarr i madh në Babrru, flakët rrezikojnë banesat, banorët në panik (FOTO) 

Një zjarr i madh ka përfshirë zonën e Babrrusë në Tiranë pasditen e sotme.

Mësohet se zjarri i përmasave të mëdha ndodhet shumë pranë disa banesave, të cilat rrezikohen nga flakët.

Kjo ka shkaktuar panik tek banorët, ndërsa autoritet u bëjnë thirrje qytetarëve të shmangin zonën për sigurinë e tyre. Ndërkohë, zjarrfikësit kanë mbërritur në terren dhe po punojnë për të vënë nën kontroll flakët. /Voxnews