Gazetarja e RTSH Blerta Tafani ishte e ftuar disa ditë më parë në emisionin ‘Miqtë e pasdites’ në RTSH, që moderohet nga modelja dhe ish-banorja e “Big Brother VIP”, Beniada Nishani, e cila e flet shqipen si përmes inteligjencës artificiale. Është një nga emisionet televizive më pak të ndjekura. Ndoshta dy moderatoret ndiqeshin më shumë po të mos flisnin fare ose kur pinë kafe në klubet pranë RTSH.
Gjatë emisionit dy zonjat i thurnin lavde njëra-tjetrës sa të afta ishin si moderatore. Zonja Tafani foli në përgjithësi edhe për sfidat dhe pengesat me të cilat është përballur ajo gjatë 10 viteve në RTSH. Një nga sfidat e zonjës Tafani ka qenë raporti me ish drejtorët dhe ish zv/drejtorët e RTSH.
Në fillim të muajit shtator 2024, gazetarja e RTSH, Blerta Tafani (Hajdari), përmes një letre drejtuar bordit të RTSH dhe ish kryetarit të saj, Leka Bungo, akuzoi ish-drejtorin e RTSH, Alfred Peza për dhunë psikologjike në punë, presione nga më të ndryshme dhe për ngacmim seksual.
Akuzat ishin shumë të rënda. Tre ditë më pas, Alfred Peza njoftoi dorëheqjen nga posti i Drejtorit të Televizionit Publik Shqiptar. Mediave u shpëtoi një detaji shumë i rëndësishëm dhe domethënës.
Në shkresën drejruar bordit të RTSH-së në shtator 2024, Blerta Tafani thotë se Alfred Peza e kishte ngacmuar një vit më parë. Sipas saj, më datë 28 Shtator të vitit 2023, pas orës 20.00 të mbrëmjes, në celularin e saj kanë mbërritur mesazhe të padenja dhe imponuese për takim jashtë pune, nga drejtori Alfred Peza.

Dhe pyetja që shtrohet natyrshëm është se pse u kujtua një vit më vonë, pra pse priti 1 vit Blerta Tafani për të denoncuar vardisjen e Pezës?
Si e përballoi ajo 1 vit presionin dhe yryshin e shefit për raport seksual?
Prapaskena beson se ka një përgjigje që i afrohet të vërtetës.

Duke parë pagat e administratës së RTSH, një gazetare rezultoi se merrte pagë mujore deri në 20-fishin e gazetarëve të tjerë. Dhe ajo është pikërisht Belerta Tafani (Hajdari). Paga mujore e zonjës Tafani arrin deri në 14 mijë euro në muaj gjatë kohës kur RTSH drejtohej nga Alfred Peza.
Në muajit korrik dhe gusht 2024, paga e zonjës Tafani bie dhe gati barazohet me gazetarët e tjerë. Në muaj korrik mer rreth 900 euro, ndërsa në muajin gusht rreth 1 mijë euro pagë.
Uljen e pagës zonja Tafani e ka kuptuar në muajin gusht, pasi paga kalon në bankë në fillim të muajit vijues. Dhe në fillim të shtatorit ka përpiluar letrën kundër Alfred Pezës. Të jetë vallë rastësi? Kur rastësia përsëritet nuk është më e tillë.
E vërteta është se gazetarja Tafani është ndjerë nën presion nga kërkesat e Pezës jashtë korrnizës profesionale vetëm pasi ka parë në llogarinë bankare se rroga e saj e pazakontë është kthyer në një pagë normale! Dhe del duke folur për sfidat dhe pengesat në punë!