Shpërthim eksplozivi në një banesë në Elbasan

Aktualitet

Publikuar: 01/05/2025

Shpërthim eksplozivi në një banesë në Elbasan

Një shpërthim me lëndë plasëse ka tronditur lagjen “Partizani” në qytetin e Elbasanit rreth orës 00:05 të datës 1 maj 2025.

Ngjarja ka ndodhur në katin e parë të banesës së shtetasit A. P., ku dyshohet se ka shpërthyer një sasi e vogël lënde eksplozive.

Në momentin e shpërthimit në banesë nuk ka pasur persona të pranishëm, ndërsa si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

“Rreth orës 00:05, të datës 01.05.2025, në lagjen “Partizani”, në katin e parë të banesës së shtetasit A. P., dyshohet se ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse, gjatë kohës që në banesë nuk ka pasur njeri.

Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet me qëllim zbardhjen e rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve”, thuhet në njoftim.