Panik në “Qytet Studenti”/ Tritol automjetit të parkuar në spitalin ‘Amavita’, në pronësi të një gruaje!

Aktualitet

Publikuar: 01/05/2025

Panik në “Qytet Studenti”/ Tritol automjetit të parkuar në spitalin ‘Amavita’, në pronësi të një gruaje!

Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në parkingun e spitalit “Amavita” në rrugën “Pjetër Budi”, Tiranë.

Sipas njoftimit të policisë lënda plasëse është vendosur në gomën e parë të një makine në pronësi të një shtetaseje me inicialet M. K.

Burime për VoxNews thanë se shpërthimi ka qenë shumë i fuqishëm aq sa janë thyer të gjitha, xhamat e pallati pranë spitali “Amavita“.

Fatmirësisht si pasojë e shpërthimit nuk ka të lënduar vetëm, dëme materiale, vijon puna për kapjen e autorit/ve.

“Rreth orës 03:55, të datës 01.05.2025, në rrugën “Pjetër Budi”, dyshohet se në parkingun në afërsi të një spitali, është vendosur një sasi e vogël e dyshuar lëndë plasëse në gomën e parë të automjetit në pronësi të shtetases M. K. Si pasojë ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve si dhe sqarimin e rrethanave të rastit”, informoi sot policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./VoxNews