“Do i hamë të gjallë”, Rama për Alizotin: Ky është çyryk. Thonë se populli është i sëmurë, më 11 maj do marrin mësimin më të mirë 

Politikë

Publikuar: 01/05/2025

“Do i hamë të gjallë”, Rama për Alizotin: Ky është çyryk. Thonë se populli është i sëmurë, më 11 maj do marrin mësimin më të mirë 

Janë rritur tonet e fushatës elektorale, ndërsa na ndajnë edhe 10 ditë nga data e zgjedhjeve.

“Çyryk” e ka quajtur kryeministri Edi Rama, drejtuesin politik të Partisë Demokratike për qarkun e Elbasanit, Tomor Alizoti, pasi ky i fundit në takimin elektoral të mesditës tha se “do t’i hajë të gjallë” socialistët.

Shefi i qeverisë iu përgjigj Alizotit nga takimi elektoral në Kuçovë, duke shtuar se “Ludoviku nuk është normal” dhe sipas tij personazhet politikë të PD-së janë njëri më i mbaruar se tjetri.

Ludoviku thoshte ‘do iu hamë të gjallë’. Kështu Ludovik i them Tomor Alizotit, për shkak të një personazhi në një film. Ky është çyryk, nuk është normal. Ishte një tjetër thoshte se nën këtë qeveri të poshtër, kanë ikur 1 milion lekë, por gaboi, se donte të thoshte 1 milion njerëz. Ata janë njësha, njëri më i lodhur se tjetri, njëri më i mbaruar se tjetri, çohen që në pikë të mëngjesit, pinë ujë kënete dhe e spërkasin”, tha Rama.

Kryeministri u ndal më tej tek sondazhet, të cilat sipas tij keqinterpretohen nga rivalët, në një kohë kur PS del forcë fituese. Rama tha se opozita e cilëson popullin të çmendur duke mos i marrë për bazë rezultatet e sondazheve, por shtoi se ata do të marrin një mësim të mirë nga populli më 12 maj.

“Natën thonë se populli është i sëmurë, edhe pse sondazhet thonë se PS fiton. Këta thonë se populli është i çmendur. Sondazhet thonë se shumica e popullsisë mendojnë se ekonomia është rritur, ata thonë se populli është i shitur. Më 11 maj, do të marrin mësimin më të mirë nga të gjitha zgjedhjet që kemi bërë. Të gjithë votoni PS-në, sepse në Tiranë më 16 maj vijnë liderët e BE-së, por vijnë dhe udhëheqës britanikë dhe nga Turqia. Ata duhet ta kenë mesazhin e qartë, që shumica e shqiptarëve e duan anëtarësimin në BE. S’mund ta hedhim në kënetë fatin europian të shqiptarëve”, deklaroi Rama.