Kreu i PD-së Sali Berisha zhvilloi sot një miting elektoral për zgjedhjet e 11 majit në Librazhd-Prrenjas, ku nuk munguan as gafat.
Lodhja e fushatës dhe mosha duket se kanë dhënë efektin e tyre tek Berisha. Ndërsa nisi fjalën Berisha ngatërroi pozicionin politik të deputetit Tomor Alizoti, i cili aktualisht është kreu i qarkut të Elbasanit.
“I nderuar Tomor Alizoti, udhëheqës politik i qarkut të Beratit…! Më falni, udhëheqës politik i qarkut të Elbasanit…!”, tha Berisha teksa ngatërrohej me fjalët e tij duke mos e ditur se Alizoti nuk është më kandidat për zonën e Beratit, me një tjetër demencë politike.