Avokati Idajet Beqiri komentoi kontratën 6 milionë dollarëshe të Sali Berishës për heqjen e non gratës.
Sipas avokatit, ky është një krim i hapur, korrupsion dhe pastrim parash i cili bëhet hapur në sy të të gjithëve.
Beqiri vijoi më tej duke thënë se Partia Demokratike është parti e familjes Berisha dhe çdo fond shkon për familjen.
“Ky është një krim i hapur, korrupsion, pastrim i parave të pista dhe bëhet hapur në sy të të gjitha strukturave ligjzbatuese, në sy të SHISH dhe SPAKUT, ministrisë së brendshme dhe shtetit.
Një popull i tërë e sheh por nuk ka gjë në dorë. Është një krim i hapur sepse për logjikën më të thjeshtë non grata nuk i është dhënë PD, por familjes Berisha emra të përvetshëm të familjes që kanë bërë korrupsion të hapur shtetëror. Duke mos iu dhënë PD, atëherë çfarë kusuri ka një qeveri që i dha goxha para për fushatën.
Këta 6 milionë i marrin dhe i çojnë për familjen e Berishës, kjo parti është parti e familjes dhe çdo fond që shkon shkon për familjen. Këto para janë të korrupsionit të lartë shtetëror që shqiptarët i kanë vuajtur dhe i kanë parë me sytë e tyre”, tha ai në ABC News.
Më tej, avokati tha se SPAK duhet të nis menjëherë një hetim dhe nëse nuk e bën, vetë avokati do të depozitojë një kallzim penal të martën e javës së ardhshme.
“Është një krim i dukshëm që sfidon shtetin dhe institucionet. Janë para të shqiptarëve, të njerëzve që u dogjën në Gërdec. Kanë shkuar 75 milionë dollarë, 50 milionë i mori LaCivita, 20 milionë i mori Manafort dhe këto para janë trafik i armëve , karburanteve, privatizim i ARMO-s, privatizim i ALB Petrol, i rrugës së Kombit.
Janë reale dhe pasuri që i janë vjedhur shqiptarëve. Janë para të pista të oligarkëve. Problem më i rëndësishëm është që çfarë bën KQZ, kur ka krime të dukshme deri të hënën nëse SPAK nuk e nis çështjen penale, do ta dërgojë unë kallzimin penal. Këtë rradhë do t’ja dërgoj edhe FBI sepse është krim federal.”