Dyshimet për kontratën 6 milionë Dollarë të PD me kompaninë amerikane “Continental Stategy”, SPAK nis verifikimet

Politikë

Publikuar: 27/04/2025

Dyshimet për kontratën 6 milionë Dollarë të PD me kompaninë amerikane “Continental Stategy”, SPAK nis verifikimet

Kontrata e lobimit të Partisë Demokratike në SHBA është futur në verifikim nga SPAK. Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion konfirmoi zyrtarisht lajmin për A2 CNN.

Shifra prej 6 milionë dollarësh e kësaj kontrate dhe burimi i të ardhurave të financuesve, po verifikohen nga SPAK.

Lëvizja e institucionit të drejtuar nga Altin Dumani, erdhi pas publikimit në media të kësaj kontrate, e cila sipas PD-së, është e sponsorizuar nga komuniteti shqiptaro-amerikan në New York nëpërmjet organizatës “Make Albania Great Again”.