Me Bashën e Alibeajn jemi ndarë deri në vdekje, me Elvis Roshin, “Dukën e krimit” dhe Ilirin jo

Politikë

Publikuar: 26/04/2025

Me Bashën e Alibeajn jemi ndarë deri në vdekje, me Elvis Roshin, “Dukën e krimit” dhe Ilirin jo

Jozefina topalli deklaronte dy ditë më parë, se me Lulzim Bashën dhe Enkelejd Alibeajn janë ndarë për vdekje.

Sipas saj, ata nuk ekzistojnë më për PD-në.

Dhe cila është arsyeja? Se kanë tradhtuar Sali Berishën dhe iu kundërvunë atij.

Pra kush tradhton Berishën dhe nuk mendon si ai, ndahet përjetë nga PD, sipas logjikës së Topallit, edhe pse mund të jenë demokratë.

Por çfarë ndodh ndërkohë?

Ndërsa iu tregojnë derën ish-kryetarit dhe shumë demokratëve të tjerë, bëjnë aleancë me Elvis Roshin, për të cilin çfarë nuk kanë thënë.

Apo me Agron Dukën, të cilin Berisha e quante “Duka i krimit” dhe ka artikuluar akuza të rënda ndaj tij.

Për të ardhur pastaj tek Ilir Meta, simboli i korrupsionit politik dhe njeriu me të cilin Berisha ka shkëmbyer akuza tmerrshme, duke nisur nga vjedhjet, deri tek vrasjet.

Pra me këta mund të bëhet aleancë.

Me Bashën, Alibeajn e të tjerë që kanë dashur të shkulin berishizmin nga PD-ja, jo!