Prapaskena

Krim & Korrupsion

Bosi i call centrave Kliton Sulçe masakroi djalin e Mhill Fufit. Ja pse policia nuk e arreston për plagosje të rëndë me dashje

Publikuar: 26/04/2025

Kristi Fufi, djali 19 vjeçar i ish-deputetit të PD, Mhill Fufi është dhunuar brutalisht mbrëmjen e djeshme në zonën e Lundrës. Sherri ka ndodhur në një prej lagjeve më luksoze të periferisë së Tiranës, në “Long Hill Residence”, dhe Policia ka nisur hetimet.

Mësohet se persona, mes të cilëve edhe shtetasi 38-vjeçar Kliton Sulçe, kanë zbarkuar në lagjen e VIP-ave dhe kanë kërkuar Kristi Fufin. Pas kërkimeve dhe pyetjes së personave të pranishëm aty, ata kanë mundur të gjejnë Kristi Fufin dhe menjëherë kanë nisur ta dhunojnë.

E gjithë ngjarja ka ndodhur në një lokal të zonës dhe është regjistruar nga kamerat e sigurisë. Djali i ish-deputetit është rrahur me shkopinj bejsbolli, ku ka marrë dëmtime të shumta në kokë dhe trup.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:15 dhe grupi hetimor ka shkuar menjëherë në vendngjarje, për sqarimin e rrethanave të rastit. Sipas burimeve policia i ka identifikuar autorët e sulmit, të cilët njihen edhe nga djali i Mhill Fufit.

Një nga autorët protagonistë të ngjarjes është pikërisht Kliton Sulçe, i njohur si pjesë e rrjetit të call centrave në Tiranë. Madje Sulçe është skeduar si një nga bosët e call centrave dhe skemave të Forex, me mbrojtje të fuqishme policore.

Edhe pse jemi para veprës penale të plagosjes së rëndë me dashje, Sulçe është proceduar në gjendje të lirë. Nuk dihet ende se cili është shkaku i konfliktit, por mosveprimi i policisë dhe prokurorisë mund të ndikojë në acarimin edhe të palës së dëmtuar dhe thellimin e mosbesimit të publikut te strukturat e shtetit. Prokurori i çështjes dhe policia japin mesazhin se kush është më i fortë mund të dhunojë tjetrin, duke i shkaktuar dëmtime të rënda, mund të bëjë vetëgjyqësi, dhe nuk i ndodh asgjë.



Më të lexuarat