Afera “Partizani”, GJKKO pritet të shpallë sot vendimin për kalimin ose jo të dosjes për gjykim

Aktualitet

Publikuar: 24/04/2025

Afera “Partizani”, GJKKO pritet të shpallë sot vendimin për kalimin ose jo të dosjes për gjykim

Sot në orën 13:00, GJKKO pritet të marrë vendimin përfundimtar nëse dosja “Partizani”, me të pandehur Sali Berishën, dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi dhe tre të tjerët, do të kalojë për gjykim.

Vendimi pritej të shpallej në seancën paraprake të 23 Prillit, por gjyqtarja Fjorela Davidhi vendosi ta shtyjë për sot.

Një ditë më parë, gjyqtarja rrëzoi kërkesat e avokatëve mbrojtës për pavlefshmëri dhe papërdorshmëri të provave të SPAK, por nuk dha vendim për kalimin e çështjes në gjykim.