Rama: Kanë paguar lekët e dynjasë për Latifin! “Magjistari” kishte kandidat atje në Amerikë, po këtu kë ka?!

Politikë

Publikuar: 22/04/2025

Rama: Kanë paguar lekët e dynjasë për Latifin! “Magjistari” kishte kandidat atje në Amerikë, po këtu kë ka?!

Kryeministri Edi Rama po mban një takim me pensionistët në Gjirokastër, ku foli në lidhje me reformat e qeverisë për lehtësimin e jetës për këtë shtresë.

Në një moment Rama u ndal tek opozita ku nuk la pa përmendur edhe strategun e fushatës së PD, Chris LaCivita.

Kanë paguar lekët e dynjasë për Latifin. Magjistari i thonë. Latifi kishte kandidat atje në Amerikë, po këtu kë ka?!”, ka ironizuar kreu i PS.

Për kritikët që shprehen se administrata voton Partinë Socialiste, Rama iu përgjigj duke thënë se ata votojnë si populli, disa për PS dhe disa për PD.

Rama u shpreh se u ndje mirë kur në një takim të opozitës një grup mësuesish që kishin marrë pjesë dhe që ishin kritika për qeverinë.

E di sa mirë më ka ardhur kur pashë një grup mësuesish në një takim me kënetën?! Kritikonin, flisnin. Ka vajtur njeri t’u thotë pse ishit atje? I ka luajtur njeri nga vendi? Nuk bën vaki!

Pas fushatës së 2009 kam hequr stacionet televizive nga shtëpia, unë shoh sport, filma… këtë kënetën në darkë, kurrë! Pupu! Por shqiptarëve nuk u jep dot njeri mend për politikë”, tha Rama.