“Pension minimal 200 euro, mesatar 400 euro”, Rama: Kush ju premton ndryshe, ju çon në humnerë

Politikë

Publikuar: 22/04/2025

“Pension minimal 200 euro, mesatar 400 euro”, Rama: Kush ju premton ndryshe, ju çon në humnerë

Kryeministri Edi Rama po vijon turin e takimeve elektorale në kuadër të zgjedhjeve të 11 majit. Kryesocialisti ndodhet në Gjirokastër në një takim me pensionistët, i shoqëruar gjithashtu edhe nga zëvendës ministrja e ekonomisë.

Gjatë fjalës së tij, Rama tha se objektivi është që pensioni minimal të jetë 200 euro dhe ai mesatar 400 euro, ndërsa theksoi se kush premton më shumë vetëm gënjen pasi është e pamundur të realizohet me buxhetin e shtetit.

Pension minimal 200 euro pavarësisht ke punuar s’ke punuar dhe pension mesatar 400 euro për të siguruarit, ku është synimi dhe objektivi ynë. Kush ju thotë juve të tjera ka dy arsye, i kemi rënë kësaj pune nga të katër anët.

Kemi marrë ekspertizë nga të katër anët, institucionet BB, ekspertë të pavarur ndërkombëtarë, këshilltarë që kam për ekonominë që ishte për 10 vite drejtues i grupit ekonomik të Merkel, kjo që ne kemi përcaktuar si objektiv është ambicioz, nuk është i lehtë por ne do të bëjmë çmos ta arrijnë.

Kush ju thotë gjëra të tjera, janë rruga drejt humnerës. Ose pastaj thonë ta hajë kush ta hajë”, tha ai.