Berisha godet me plug ‘bankomatin’ e tij Bashkim Ulajn, ‘investigim’ për vjedhjet e derivatit të tij Ardit Metaliaj me 4-AM. Prishje pazaresh apo aksident?

Krim & Korrupsion

Publikuar: 19/04/2025

Berisha godet me plug ‘bankomatin’ e tij Bashkim Ulajn, ‘investigim’ për vjedhjet e derivatit të tij Ardit Metaliaj me 4-AM. Prishje pazaresh apo aksident?

Televizioni i Familjes Berisha, përmes emisionit investigativ ‘Plug’, ka goditur disa ditë më parë, në formë të tërthortë, oligarkun Bashkim Ulaj, përfituesin më të madh të fondeve publike gjatë qeverisjes Rama, me gati 2 miliardë euro, plus prona publike, leje, licenca, gurore, hidrocentrale, krime mjedisore etj. Bashkim Ulaj është një biznesmen që doli nga mënga e Sokol Olldashit, duke u kthyer më pas në ‘bankomatin’ kryesor të Familjes Berisha, ndërsa mori përmasat e oligarkut gjatë qeverisjes Rama, ndoshta edhe si një taktikë e Ramës për të mbajtur nën kontroll dhe zbutur Berishën me para publike.

Kujtojmë që pallati i ndërtuar nga Bashkim Ulaj në Rrugën Mustafa Matohiti ka kaluar pothuajse në pronëse të Familjes Berisha, si një bakshish për vendosjen e buxhetit të shtetit në funksion të Ulajt nga Berisha. Ulaj ka kaluar qindra mijëra euro te fondacioni i Liri Berishës. Ulaj është një nga financuesit kryesor të Syri Tv.

Një pjesë e kullës së Ulajt pranë stadiumit përdoret nga Familja Berisha, përfshirë edhe zyrën e famshme të Berishës, ndërsa nuk dihen përfitimet e padukshme, pasi Berisha dhe ministrat e Ramës i kanë dhënë me njërën dorë Ulajt prona dhe para publike, duke i marrë më pas me dorën tjetër në forma të tjera.

Objekt goditje ishte Ardit Metaliaj i kompanisë 4 AM shpk, një derivat i Bashkim Ulajt, ashtu si kompani DH Albania, me të cilën Ulaj bëri letrat për të marrë rreth 30 milionë euro tendera, por mashtrimi i zbulua shpejt. Me anë të Ardit Metaliajt, Ulaj ka marrë rreth 300 milionë euro para publike, me tendera kryesisht të paracaktuar dhe me fond limit gati sa ofertat fituese. Referuar dokumenteve, 4 AM shpk, është një nga linjat më të fuqishme të korrupsionit të Bashkim Ulajt.

‘Ivestigimi’ i Plugut të Berishës “4-AM bën bashkë 5B dhe 5D”, ‘zbulon’ se 4-AM ka marrë tendera nga drejtorët e Veliajt, ndërsa ka financuar drejtorët e Ballukut për të investuar në fotovoltaike, duke iu referuar Maksim Ethemaj, Autoritetin e Aviacionit Civil Shqiptar. Të gjitha ‘zbulimet’ e Syrit të Berishës për rrjetën e korrupsionit 4-AM janë të vërteta dhe dihen. Por, nuk ka dyshime se kalimi i buxhetit të shtetit në xhepat e Bashkim Ulajt dhe fijeve të tij, nuk është vullnet as i drejtorëve të Ballukut dhe as i drejtorëve të Veliajt, as i vetë Ballukut dhe as i vetë Veliajt.

Në kushtet kur Ulaj, një pjesë të parave publike që përlan me urdhër të Ramës, i kalon te Berisha, pse Berisha u kujtua sot për të goditur Ulajn në anësore?

Versionet mund të jenë disa;
-Berisha po i bën preesion Ulajt për t’i dhënë më shumë para në prag të fushatës.
-Berisha dhe Ulaj janë prishur në pazare.
-Ardit Metaliaj mund të ketë ngrënë dardha pas kurrit të Ulajt dhe ky i fundit po i kërcënon përmes Berishës.
-Berisha po i shkel syrin Ramës, me qëllim që ky i fundit të vështirësojë vijim e parave publike te Ulaj.
-Pas ‘investigimit’ qëndron dora e Gaz Bardhit për të goditur Ballukun.
-Syri e ka goditur 4-AM të Ardit Metaliajt aksidentalisht dhe më pas ka bisur të krasisë ‘investigimin’.

Lidhjet mes Bashkim Ulajt dhe Ardit Metaliajt si vartës i tij janë konkrete dhe të shumfishta. Këto lidhje do t’i ekspozoijmë në shkrimin e radhës.