PD ankohet sërish në KQZ për Bashën, kërkon mbylljen e zyrës elektorale pranë një QV në Tiranë

Politikë

Publikuar: 18/04/2025

PD ankohet sërish në KQZ për Bashën, kërkon mbylljen e zyrës elektorale pranë një QV në Tiranë

Partia Demokratike i ka nisur një tjetër ankesë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) ndaj partisë së Lulzim Bashës.

Përmes një shkrese depozituar nga Franc Nuri, përfaqësues ligjor i PD-së, demokratët kanë kërkuar që Koalicioni Euroatlantik me drejtues politik Lulzim Bashës, të heqë posterat, banderolat dhe flamujt të këtij subjekti.

Në ankesë, theksohet se konkretisht, në një ambient 30 metra pranë qendrave të votimit tek gjimnazi “Partizani”, janë të afishuar postera me kandidatin e tyre, Pëllumb Seferi.

Konkretisht, 30 metra larg qendrave të votimit me vendosur 30 metra pranë qendrave të votimit tek gjimnazi “Partizani“, Tiranë (rruga Ali Pashë Gucia). Posterat në një ambient privat, zyrë elektorale që tashmë përdoret nga subjekti Koalicioni Euroatlantik mban gjithashtu të afishuar postera të kandidatit të tyre Pëllumb Seferi.

Si mundet që kjo zyrë zgjedhore e këtij subjekti politik në mes të Tiranës të jetë toleruar nga isnpektorët e KQZ, policia Bashkiake apo ajo e Shtetit që të afishohen këto materiale propagandistike në të dy anët e rrugës me flamuj statik nga ana tjetër e trotuarit më larg se 5m nga zyra elektorale, në një kohë kur në atë zonë s’po lihet zyrë e PD pa u dërguar për inspektim nga nga KQZ?“, thuhet në kërkesën e PD.

Ndërkohë, kujtojmë se më herët Partia Demokratike ka depozituar edhe ankesa të tjera në KQZ, ku në kërkesën e fundit kërkuan që të ndërhyhet nga policia e shtetit  për të hequr logot dhe simbolet e partisë nga zyrat me qira të koalicionit Euroatlantik të Lulzim Bashës.