Gjykatën e Fierit ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për Klajdi dhe Gerald Kapllanaj nipërit e ish-kryebashkiakut të Mallakastrës Agron Kapllanaj dhe Gerald Kollçakun të cilët disa ditë më parë dhunuan disa agjentë të BKH dhe forcave operacionale në Fier.
Ata akuzohen për dhunimin dhe kërcënimin e agjentëve të BKH-së dhe policëve që ndodheshin me detyrë në zonë, duke filmuar për çështje të ndryshme operacionale dhe hetimore.
Një ditë më parë prokuroria e Fierit nisi hetimet ndaj tre të arrestuarve me akuzën e goditjes për shkak të detyrës.
“Një hetues i Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe oficerët e Forcës së Posaçme Operacionale të Policisë së Shtetit, kanë qenë duke kryer veprime hetimore në kuadër të një hetimi të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në aksin rrugor Fier-Patos, në afërsi të fshatit Portëz e Madhe, Fier. Gjatë kohës që ishin duke kryer veprime, ata janë filmuar nga shtetasi O.I., ç’ka i ka detyruar të largohen nga vendi ku ishin pozicionuar. Rreth 30 minuta më pas, gjatë kohës që ishin duke qendruar në mjetin e tyre në një vend tjetër, në anë të rrugës publike pranë vendit të quajtur “Rrethrrotullimi i Parkut”, të qytetit të Fierit, u janë afruar tre automjete nga kanë kanë zbritur disa persona, të cilët kanë ushtruar dhunë fizike ndaj punonjësve të policisë, pavarësisht prezantimit të këtyre të fundit”, bëri me dije Prokuroria.
Të dyshuarit Klaudio dhe Ledjan Kapplanaj, gjatë dëshmisë kanë thënë se nuk i kanë njohur agjentët, pasi do të silleshin ndryshe nëse ata do ishin prezantuar.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së martës rreth orës 19:20 minuta, në aksin Fier – Patos, në afërsi të një kompanie ndërtimi ‘Shkëlqimi 07’, në pronësi të Shkëlqim Kapllanaj, vëllai i Agron Kapllanaj. Djali i Shkëlqimit bashkë me djalin e vëllait tjetër, Pëllumbit janë përplasur fizikisht me oficerët e BKH-së. Gerald Kollçaku punonjës i fabrikës dhe mik i tyre është gjithashtu i përfshirë në konflikt.
Sipas variantit që Agron Kapllanaj dha situata ka agravuar pasi agjentët e BKH-së nuk janë prezantuar dhe njëri prej tyre kërcënoi punonjësit.