Fushata për zgjedhjet e 11 majit, Dash Sula: Topalli, Noka, Vokshi dhe Paloka ia kanë futur gjumit 

Politikë

Publikuar: 17/04/2025

Fushata për zgjedhjet e 11 majit, Dash Sula: Topalli, Noka, Vokshi dhe Paloka ia kanë futur gjumit 

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula komentoi fushatën zgjedhore për 11 majin.

Ai u shpreh në “Breaking” në Top News se fushatën në PD po e bëjnë deputetët Jorida Tabaku, Ilir Alihmehmeti, Dhurata Çupi dhe Belind Këlliçi, ndërsa theksoi se “Flamur Noka, Jozefina Topalli, Albana Vokshi dhe Edi Paloka ia kanë futur gjumit, pasi i kanë siguruar mandatet”.

“Të mos mbaj pushtet për Flamur Nokën, Albana Vokshin, për tjetrin e tjetrin që i urrejnë demokratët, jo qytetarët shqiptarë. Shiko kush e bën fushatën. E bën Jorida Tabaku, Dhurata Çupi, Ilir Alimehmeti, e bën Belind Këlliçi, Muçollari, ku I ke të tjerët?

Ku e ke Jozefina Topallin? Ku e ke Flamur Nokën? Ku e ke Albana Vokshin ti? Ku e ke Ed Palokën? Mi shiko në terren. Zero, ia kanë future gjumit. E kanë siguruar mandatin.

Unë Berishës dhe PD-së do i hiqja kapelën dhe do i thoja ‘bravo të qoftë’ nëse do të merrte 65 deputetë si PD, por jo si opozitë”, u shpreh ai.

Kujtojmë se edhe pse Sula doli i pari nga Primet, Berisha e la jashtë listës  për 11 majin.