Dosja ‘Metamorfoza’, të 5 të pandehurit kërkojnë ndarjen e dosjes nga njëri-tjetri

Aktualitet

Publikuar: 17/04/2025

Dosja ‘Metamorfoza’, të 5 të pandehurit kërkojnë ndarjen e dosjes nga njëri-tjetri

Në GJKKO po mbahet seanca e parë në themel për gjyqin e dosjes Metamorfoza.

Arben Nela, avokati i ish-prokurorit Xhevahir Lita, kërkon ndarjen e çështjes ndaj tij me pjesën tjetër të të pandehurve të dosjes “Metamorfoza”.

Kërkojmë ndarjen e çështjes për të pandehurin Xhevahir Lita. Për shkak se hetimi ndaj tij ka qenë i plotë. Lita ka paraqitur kërkesë për gjykim të shkurtuar”, tha ai.

Gentian Rumano: Kërkoj si përfaqësues i Ardit Hasanbegaj, gjykim të shkurtuar. I pandehuri e ka kërkuar edhe në seancë paraprake, dhe e ka shënuar në çdo deklaratë. Mendojmë se çështja mund të zgjidhet në gazën ku janë aktet, prova të tjera nuk kemi për të paraqitur. Nëse pranohet kjo kërkesë, kërkojmë edhe veçimin e çështjes”.

Edhe avokati i Astmer Bilalit kërkon gjykim të shkurtuar.

Oltion Bistri, gjithashtu përmes avokatit kërkoi gjykim të shkurtuar. “S’ka kërkesa për marrjen e provave të reja, nuk ka kërkesa për pavlefshmëru të provave. Kërkojmë të ndahet çështja ndaj tij”, tha Elton Domi, avokati i Oltion Bistrit

Elton Hyseni, avokat i Behar Bajroviq: “kërkoj gjykim të shkurtuar. Për ndarjen e çështjes e lëmë në vlerësim të gjykatës”.

Pëllumb Gjoka dhe Edmond Preka nuk pranojnë gjykimin e shkurtuar, kërkojnë gjykim të zakonshëm.

Gurali Braimllari, avokat u Pëllumb Gjokës: “Në kushtet kur nuk u pranua pavlefshmëria e papërdorshmëria e akteve. Gjoka akuzohet në bashkëpunim me të tjerët si grup i strukturuar kriminal. Gjykata duhej të njihej me qëndrimin tonë, më pas të shprehej ose jo për formën e gjykimit. Nuk mund ti qëndrojmë në asnjë mënyrë gjykimit të shkurtuar”

SPAK kundër ndarjes së dosjes.

Arben Kraja, prokuror: “Provat janë të përshkruara konkretisht nga faqja 86-100. Të dhënat e SkyECC janë harmonizuar me prova të tjera. Për ndarjen e çështjes jemi kundër sepse mund të dëmtohet shqyrtimi i çështjes.

Gjykata tërhiqet për vendim nëse do pranojë ose jo kërkesat për ndarje të çështjes ose jo si dhe të formës së gjykimit.