Prapaskena

Aktualitet

Sondazhi i Fanes / Rama fiton me 79 mandate, PD nuk mer deputetë jashtë listës së mbyllur

Publikuar: 15/04/2025

News24, në bashkëpunim me kompaninë prestigjioze italiane Notosondaggi të ekspertit Antonio Noto sollën sondazhin e parë parazgjedhor në rang kombëtar këtë të hënë në emisionin “Open”, 14 prill, për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Nëse zgjedhjet do mbaheshin sot, 46% janë përgjigjur se do të votonin PS-në (shifrat ndërmjet 44-48%). 2.6% më pak se rezultati që morën socialistët në zgjedhjet parlamentare të 2021, 48.67%. 35% do të votonin PD-në (33-37%), 4.4% më pak se rezultati i 2021.

6.5% e të anketuarve janë përgjigjur se do të votonin partinë Mundësia të Agron Shehajt. 5% do të votonin koalicionin “Nisma-Shqipëria Bëhet” të udhëhequr nga Adriatik Lapaj, Endri Shabani dhe Pano Soko.

Partitë e tjera do të merrnin, si vijon: PSD e Tom Doshit 2.5%, Koalicioni Euroatlantik i drejtuar nga Lulzim Basha 2%, Lëvizja Bashkë e Arlind Qorit 1.5%, koalicioni Djathtas për Zhvillim i Dashamir Shehit dhe Enkelejd Alibeajt 1% dhe 0.5% do të votonin për forca të tjera.

Në total, partitë e vogla arrijnë 19% të votave. Por, kjo përqindje nuk kthehet në mandate për shkak të sistemit zgjedhor. Për shembull, Agron Shehaj mund të marrë 7 mijë vota në Vlorë dhe nuk fiton mandat. Sistemi favorizon partinë e parë, konkretisht Partinë Socialiste.

Nëse PS mer 44-48 % të votave, kjo përqindje përkthehet në 77-78 mandate. Nëse PD mer 33-35 %, atëherë PD nuk mer deputetë jashtë listës së mbyllur.



Më të lexuarat