Gazetari Armir Shkurti, ndërsa ka postuar një fjalim të këshilltarit amerikan të fushatës së Partisë Demokratike, Chris LaCivita, ka ironizuar Sali Berishën.
“Po pse mër Doktor lodhe burr’n e huj nga Amerika? Po kam 12 vjet që i them përditë unë këto llafe! Edhe falas!
Gjithësesi, kuptoni vlerën e marketingut: i njejti mall (mesazh) kur është “prodhim vendas” nuk ia pjerdh njeri. Po qe “i jashtëm” (sidomos amerikon) e thyen bursën!
Nejse! Do Zoti i është mbushur mendja doktorit se me fushatën e tij “pozitiviste” ia ka fut GPS-ja! Po s’u tregove shqiptarëve se Rama po i zhduk, një mut merr vota!!
Një mik që të do të mirën”, shkruan ai.