Prapaskena

Kryesore

Video / Berisha akuzon Ramën se i ka vjedhur programin me metaforën që i vodhi Lorenc Vangjelit

Publikuar: 13/04/2025

Kryetari i PD Sali Berisha, një ditë më parë, në fjalën e tij gjatë prezantimin e programit elektoral të PD në Pallatin e Kongreseve, akuzoi kryeministrin Edi Rama se i ka vjedhur programin elektoral. Berisha zgjodhi një metaforë, në dukje origjinale e tij, për të vënë në pah vjedhjen e pretenduar të programit të tij. Ai ka bërë një krahasim me industrinë e teknologjisë, duke iu referuar Nokia-s dhe Apple.

Sipas tij, Nokia ishte një kompani që arriti kulmin e saj, por kur tentoi të kopjonte iPhone të Apple, ajo dështoi. Berisha ka theksuar se Apple nuk i përmendi kopjen e Nokias, por vazhdoi të përmirësojë produktin e saj, duke arritur suksesin më të madh. Berisha e indetifikoi veten me iPhone dhe Ramën me Nokian.

Por miqtë e mi, kopja mbetet kopje e shëmtuar. Asnjë nuk gënjehet. E mbani mend, Nokia tre dekada më parë ishte në zenitin e teknologjisë, por Apple nxori iPhonen e parë, shumë herë më lart se Nokia. Nokia tentoi të kopjojë iPhonen, dështoi. Apple nuk ia përmendi kurrë kopjen Nokias, por vazhdoi të përmirësojë iPhonen e saj. Sepse kopja mbetet kopje, nuk rritet, nuk shitet, nuk pranohet“.

Prapaskena bëri një verifikim, ku rezultoi se krahasimin për vjedhjen e pretenduar të programit Berisha ia ka vjedhur analistit Lorenc Vangjeli. Mbrëmjem e 12 qershroit 2024, Vangjeli ishte i ftuar në emisionin Top Story në Top Channel, moderuar nga zonja Grida Duma, për të diskutuar edhe për 33 vjetorin e PS, ku atë ditë Edi Rama kishte organizuar një ceremoni.

Gjatë diskutimit të tij, Vangjeli bëri një krahasim të Berishës dhe Ramës, ku përmes metaforës, Berishën e personifikoi me Nokia-n 3310, tashmë një relike, dhe Ramën me një iPhone.

Këtë metaforë të z. Vangjeli jo vetëm e vodhi Berisha, si dhembull për të shpjeguar vjedhjen e programit të tij nga Rama, por edhe e deformoi, duke vënë veten e tij në vend të iPhone dhe Ramën në vend të Nokia-s 3310.

Meqenëse z. Vangjeli njihet si njeriu që shkruan fjalimet e politikanëve të të gjithë krahëve, le të shpresojmë se dora e tij nuk fshihet edhe pas fjalimin Doktorit, duke futur qëllimisht në tekst metaforën e tij me Nokia-n dhe iPhone, duke bërë shaka me liderin e opozitës.



Më të lexuarat