Simboli i korrupsionit Gjin Gjoni: Sapo të vijmë në pushtet do t’a zhbëjmë reformën në drejtësi

Aktualitet

Publikuar: 13/04/2025

Simboli i korrupsionit Gjin Gjoni: Sapo të vijmë në pushtet do t’a zhbëjmë reformën në drejtësi

Nuk ka më asnjë dyshim se pse Berisha ka mbledhur pas vetes ata që shpartalloi Vetingu si të korruptuar. Një ndër ta është Gjin Gjoni, i cili u dorëhoq nga frika e zbulimit të pasurive të paligjshme nga Vetingu. Madje duket e çuditshme se pse SPAK nuk e tërheq atë dosje nëse ka elementë të veprave penale të korrupsionit dhe pastrimit të parave.

Gjin Gjoni, simbol i korrupsionit nē drejtësi, ka dalë sot në media dhe e ka treguar qartë planin që kanë ai dhe Berisha nëse vijnë në pushtet.

Reformën në drejtësi nuk e bëri PS, por 140 deputetët. Ligjet që kaluan më vonë sollën dhe pasojat që po përjetojmë. Reforma në drejtësi nuk është vetëm SPAK. PD do punojë me institucionet ndërkombëtare për të vënë në vend drejtësinë dhe për të shkuar drejt një drejtësie të pavarur. Reforma u bë nga Soros, ne do e bëjmë nga Opdat. Sot drejtësia është e kapur. Sot kemi 100 mijë dosje të bllokuara. E gjithë reforma në drejtësi do të bëhet pas një site të legjislacioni. Do ta ribëjmë. Nuk bëhet ajo pa ndryshimet kushtetuese”, tha kandidati i opozitës në qarkun e Lezhës në A2.

Në lidhje me fushatën elektorale, Gjoni u shpreh se opozita ka një program të qartë, teksa Rama ka dështuar në qeverisje dhe ka gjysmën e ministrave në burg për korrupsion.