Shkullaku e Bushati bëjnë thirrje për votimin e Ramës në 11 majt në këmbim të një pagese mujore

Kryesore

Publikuar: 13/04/2025

Shkullaku e Bushati bëjnë thirrje për votimin e Ramës në 11 majt në këmbim të një pagese mujore

Gazetarët Armand Shkullaku dhe Andi Bushati, pronarë të portalit Lapsi.al, janë zërat mediatikë më kritikë ndaj pushtetit të Edi Ramës. Ç’është e vërteta, Bushati ka qenë kritik, madje me qasje radikale, edhe ndaj pushtetit të Sali Berishës, madje u shpall nga Berisha puçist pas 21 janarit 2011. Ndërsa Shkullaku ka bërë karrierë në makinat elektorale të PD, ka drejtuar fushata të kandidatëve të Berishës, bëri një reportazh pozitiv për inceneratorin e Elbasanit, dyshohet se përfituar një shtëpi në Dhërmi me paratë e BE-së për bujqësinë etj.

Çfarë ndodh?

Teksa Shkullaku dhe Bushati shajnë pothuajse çdo natë Edi Ramën dhe qeverinë e tij, si të korruptuar, si regjim etj., në portalin e tyre Lapsi.al është shfaqur një spot, përmes të cilit i bëhet thirrje qytetarëve që të votojnë PS-në dhe Edi Ramën në zgjedhjet e 11 majit 2025. Në këmbim të ekspozimit të këtij spoti në faqen e Lapsi.al, Shkullaku dhe Bushati marrin nga PS-ja një pagesë muajore.