Pasi e rrahu, Muli vë në provë Veshon, i kërkon të fusë LaCivitan në SPAK dhe disa llogari lëkësh

Kryesore

Publikuar: 12/04/2025

Pasi e rrahu, Muli vë në provë Veshon, i kërkon të fusë LaCivitan në SPAK  dhe disa llogari lëkësh

Gazeta Tema (antena)

Shansi i fundit që Muli ta afrojë Fundo-rinën është ta vërë në provë për SPAK.

Duke qenë se ai rri gjithë ditën duke thënë “Fola me Altinin,” “Isha tek Olsi,” “I thashë Olsit,” “E këshillova Olsin,” “Më tha Altini” etj., Muli vendosi t’i bëjë një test.

– Duhet t’i themi LaCivitës që kemi një ndërmjetës me SPAK, i tha Muli, Lelos.

Dhe ta prezantojmë me Fundo-rinën.

Ky i fundit ta çojë në SPAK, ta takojë me Altinin dhe të vendosin se kur do ta arrestojnë Ramën.

Po e bëri këtë, ja kemi fal gjithë spiunllëqet brez pas brezi.

Po nuk e bëri, atëherë është kolonë e pastër, duhet zbuar.

– Ta provojmë, tha Lelo.

Por unë mendoj që dhe po nuk futi dot në burg Ramën, të paktën të shpëtojë nga burgu Fatmirin, se ka dy muaj që rri në SHBA dhe nuk vjen nga frika.

Dhe sot erdhi me LaCivitën, se nuk vinte.

Se mendon që me atë nuk e arrestojnë.

– Sido që të jetë duhet testuar, tha Muli.

Ka disa teste: ose liron Ilir Metën, ose nxjerr të pafajshëm Mediun, ose fut në burg Ramën.

Ndryshe gënjen dhe siç u merr lekë atyre të PS që u thotë “jam me Doktorin,” na merr dhe ne lekë duke na gënjyer që është me SPAK.

Duhet vënë në provë. Nesër të marrim LaCivitën e të shkojmë për kafe në SPAK. Aty është testi.

– Dakord, tha Lelo.

Fundo-rinës ja them unë, po kush ja thotë LaCivitës është puna.

Se ai kushedi sa e ka faturën po i the dhe këtë.