Berisha konfirmon aleancën me Ben Ahmetajn, vjedh një foto dhe heq fytyrën e Tigrit nga rrethi me ‘yjet e korrupsionit’

Krim & Korrupsion

Publikuar: 12/04/2025

Berisha konfirmon aleancën me Ben Ahmetajn, vjedh një foto dhe heq fytyrën e Tigrit nga rrethi me ‘yjet e korrupsionit’

Sali Berisha vjedhur një foto foto ironike për çeljen e fushatës së PS, duke e postuar në Facebook-un e tij.

Në foton 12 yjeve të PS, tek yjet ishin vendosur fotot e disa prej personave socialistë që janë në burg ose nën hetim.

Por Berisha ka ndryshuar foton origjinale, duke hequr andej Arben Ahmetajn, për t’a zëvendësuar me Safet Bajrin. Ky detaj është tregues i aleancës së Berishës me Ben Ahmetajn, simbolin e korrupsionit socialist.

“Bëri dikush një super foto. Aq e bukur sa më bëri xheloz që nuk më kishte shkuar mendja t’a bëja unë.

Foton e postoi edhe drejtuesi politik i Tiranës. E merr foton doktori dhe e retushon shëmtuar.

Heq Arben Ahmetajn e vendos një nga Bajrat. Drejtuesi politik e heq foton dhe vendos versionin e doktorit. Dy pyetje kam unë.

E para. Ç’ne kjo dashuri e madhe për tigrin e korrupsionit nga opozita e vendit tim?

E dyta. A mendoni dot ndyshe nga doktori ju që tashmë jeni të garantuar në listën e sigurt”, shkruan aktivisti Genc Sejko.