Uniteti mes SPAK dhe gjykatave ka nisur të lëkundet. Gjykata Kushtetuese i ka dhënë goditjen e parë SPAK-ut pas publikimit për herë të parë të lajmit nga Prapaskena se SPAK ka vënë në përgjim disa anëtarë të Gjyaktës Kushtetuese. Më vonë u publikua edhe urdhëri i përgjimit, ndonëse kreu i SPAK-ut Altin Dumani i ktheu përgjigje kryetares së Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj, duke e gënjyer se SPAK nuk po përgjonte anëtarë të Kushtetueses.
Gjykata Kushtetuese ka prishur vendimin e GJKKO dhe të Gjykatës së Lartës për sekuestrimin e disa pasurive te ish-zv.kryeministrit, Arben Ahmetaj, duke i dhënë kështu një goditje SPAK-ut.
Kushtetuesja ka shfuqizuar vendimin për sekuestrimin e një apartamenti në rrugën “Kreshnik Çollaku”, një llogarie bankare dhe një depozite në një bankë të nivelit të dytë dhe e dërgon çështjen edhe njëherë për gjykim në Apelin e Posaçëm.
Kujtojmë që prokurorë të dosjes së Arben Ahmetajt janë Altin Dumani dhe Enkeleda Millonai. Dosja e Ahmetajt u ndërtua mbi bazën e kallëzimit që bëri gazetari Adriatik Doçi. Kushtetuesja nuk ka rrëzuar hetimin dhe as sekustrimin e vilave të Ahmetajt, por një një pjesë të sekuestrimit.
Megjithatë, ky vendim është një sinjal i fortë për SPAK-un. Goditjen e radhës dhe më të rëndë SPAK pritet t’a marrë nga Gjykata Kushtetuese për rastin ‘Qyno’. Ka një pritshmëri të madhe që Kushtetuesja do të qëndrojë në anën e gazetarëve dhe lirisë së medias.