“Gërdeci”/ Pas mungesës në seancën e mëparshme dhe ‘debateve’, Fatmir Mediu mbërrin sot në ambientet e GJKKO

Aktualitet

Publikuar: 11/04/2025

“Gërdeci”/ Pas mungesës në seancën e mëparshme dhe ‘debateve’, Fatmir Mediu mbërrin sot në ambientet e GJKKO

Ish-ministri i mbrojtjes Fatmir Mediu është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e GJKKO, për gjykimin e dosjes ‘Gërdeci’.Në seancën e mëparshme Mediu nuk ishte prezent, dhe sipas avokatëve nuk u paraqit, sepse ndodhej në SHBA për vizita mjekësore.

Mungesa e Mediut shkaktoi debat në seancë, ku prokurorët kërkuan vazhdimin e gjyqit pa praninë e tij.

Ish ministri, përmes mbrojtjes së tij ligjore, paraqiti një rekomandim nga një spital privat që thuhej se duhej të kryente ekzaminime mjekësore.