Berisha e ftoi në debat publik, Rama i përgjigjet me një video

Politikë

Publikuar: 09/04/2025

Berisha e ftoi në debat publik, Rama i përgjigjet me një video

Kryeministri Edi Rama ka ironizuar Sali Berishën me videon e një bufi, lidhur me deklaratën e kreu të PD-së se duhet të mbajnë një debat publik. 

E ftoj të dalim në debat para qytetarëve. Lëri monologjet çdo mëngjes me zhaba, hardhuca e zhapikë, urdhëro zotëri të dalim si të kesh dëshirë, me gazetarë, pa gazetarë, me qytetarë, pa qytetarë”, dëgjohet Berisha në viden që ka ndarë Rama në facebook.

Kujtojmë që një ditë më parë gjatë bashkëbisedimit live me ndjekësit, kryeministri iu përgjigj edhe një komentuesi lidhur me ftesën e Berishës për debat.

Me cilën opozitë do të bëj debatin publik. Kam vite që e bëj debatin në publik në sy të të gjithëve. Për cilën opozitë e ke fjalën? Nuk e kuptoj këtë.”, tha Rama.

https://www.facebook.com/share/v/18Sf2DjYj8/?mibextid=wwXIfr