Celibashi rrëzon PD-në për bonusin e pensionistëve: S’ka shkelje të ligjit, u miratua përpara fashës

Politikë

Publikuar: 08/04/2025

Celibashi rrëzon PD-në për bonusin e pensionistëve: S’ka shkelje të ligjit, u miratua përpara fashës

Kreu i Komisonit Qendror Zgjedhir (KQZ), Ilirjan Celibashi ka rrëzuar ditën e sotme kërkesën e paraqitur nga Partia Demokratike ku kërkohej nisja e një hetimi lidhur me shpërndarjen e bonusit të pranverës.

Partia Demokratike në kërkesën e paraqitur pranë KQZ, kërkonte hetimin për shpërndarjen e bonusit të pranverës pasi sipas tyre ky vendim përbën një akt të pastër elektoral që bie ndesh me parimet dhe nenet e Kodit Zgjedhor.

Vetë Ilirjan Celibashi është shprehur se në këtë çështje nuk ka shkelje ligjore pasi shpërndarja e këtij bonusi për pensionistët është miratuar përpara fashës ndaluese që parashikon ligji për zgjedhjet elektorale.

“Nuk ka shkelje ligji, u miratua përpara fashës ndaluese që parashikon ligji”, u shpreh ai.