Deklarata kontroverse e Tabakut ndaj qytetares: Më voto mua, nuk do jem me llumin (e PD-së), garoj për investim personal politik! 

Politikë

Publikuar: 04/04/2025

 Deklarata kontroverse e Tabakut ndaj qytetares: Më voto mua, nuk do jem me llumin (e PD-së), garoj për investim personal politik! 

Në prag të zgjedhjeve vendore të 11 majit, deputetja demokrate Jorida Tabaku ka bërë një apel të drejtpërdrejtë ndaj demokratëve të zhgënjyer nga rruga që ka ndjekur Sali Berisha dhe grupi që ai përfaqëson.

Tabaku në një takim me një shitëse në zonën 2 të Tiranës, i kërkoi votën për zgjedhjet e 11 Majit. Shitësja i u kthye Tabakut, duke i thënë se do bashkohesh me llumin (grupi i Berishës) pasi të fitosh. Tabaku i tha qytetares se se nuk jam bashkuar asnjëherë me llumin (grupin e Berishës), kam qenë zë ndryshe aty brenda.

Biseda:

Jorida Tabaku: Unë kësaj radhe votohem në listë të hapur dhe dua të fitoj vetë.

Shitësja: E dimë, më ka ardhur keq.