Liri Berisha: S’kam qenë xheloze për Saliun, nuk është nga ata burra ai…

Politikë

Publikuar: 03/04/2025

Liri Berisha: S’kam qenë xheloze për Saliun, nuk është nga ata burra ai…

Liri Berisha, duke folur për faqen Lolita, tha se nuk ka pasur arsye të bëhet xheloze ndonjëherë për Saliun.

A je bërë ndonjëherë xheloze, sepse siç ka thënë dhe doktori “xhelozia është sedimenti që lind në dashuri dhe prodhohet nga frika se personi i dashuruar preferon tani dikë tjetër”?

Kur kemi qenë të rinj, në njofjen e parë, edhe mund të ketë pasur, ka pasur momente xhelozie kur humbiste ajo vëmendja e duhur. Por asnjëherë xhelozia nuk ka qenë mollë sherri. Të jesh e bindur në këtë që po them, kam qenë e qetë në këtë drejtim. Nuk më ka dhënë rast që të jem xheloze.