Prapaskena

Kryesore

Anila Denaj: 7 ton pulë me salmonelë është hedhur në treg, pse nuk i tregoj emrat 51 e bizneseve. Abilekaj: Si fle gjumë natën? Publiko subjektet, apo po pret pasi të hamë mishin?

Publikuar: 01/04/2025

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, ka qenë e ftuar mbrëmë në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ku ka debatuar me gazetarin Enton Abilekaj, për futjen në treg të filetove të pulës me salmonelë nga kompania AMG Food. 

Ministrja theksoi se biznesi në këtë rast nuk ka bashkëpunuar për gjurmueshmërinë, ndërkohë që është referuar me urgjencë te disa institucione. Ajo konfirmoi se 7 ton fileto pule e infektuar është hedhur në treg, pasi AMG Food ua ka shitur 51 bizneseve. Abilekaj i kërkoi ministres të publikonte emrat e biznesve me qëllim që qytetarët të mos blinin mishin e infektuar. Bizneset janë zbuluar nga faturat tatimore. Por, ministërja tha se nuk mund t’i publikonte emrat, pasi çështja po hetohet nga prokuroria.

Debati: 

Enton Abilekaj: Unë mendoj se në ato 51 biznese ku është shpërndarë duhet të njoftonte njerëzit të mos i blejnë.

Anila Denaj: Është bllokuar.

Enton Abilekaj: Sa përqind është shitur?

Anila Denaj: E thashë se do të flasin organet sepse është bllokuar.

Enton Abilekaj: Duhet të kemi hartën se ku ka shkuar, sa janë shitur.

Anila Denaj: E ka një organ tjetër.

Enton Abilekaj: Ju jeni përgjegjës, si flini gjumë kur ndodh kjo?

Anila Denaj: E ka policia, hetimi tatimor, prokuroria.

Enton Abilekaj: Pasi e gjejmë ta bllokojmë, ndërkohë gjysma mund të ketë ikur dhe njerëzit e kanë përdorur.

Anila Denaj: Jo nuk mund të krijojmë panik me këtë. E kanë organet që po e hetojnë, ju nuk e dini.

Enton Abilekaj: Para hetimit është mos konsumimi. Pastaj a do të dënohet njeri është tjetër çështje. A po konsumohet? Sa përqind është shitur? Problemi është përgjegjësia politike është e juaja. Ajo që është urgjente, ku ka shkuar dhe sa është shitur?

Anila Denaj: Ju nuk e vlerësoni faktin që institucioni ka denoncuar në Prokurori sapo është konstatuar? Ju nuk mund të spekuloni rëndësinë që i japim ne shëndetit. Në mometin që biznesni nuk informon për gjurmueshmërinë, a nuk jemi duke ndjekur ligjin kur e referojmë? Përmenda hetimi tatimor, krimi ekonomik, por të thoni ju që gjysma… Gjurmueshmëria bëhet në bazë të një raportimi që ka ligji.

Enton Abilekaj: Të nesërmen ju duhet të dilnit të thoshit sa kilogram është tregtuar. Po pjesa tjetër ka qenë e infektuar? Nga 41 ton, 7 ton ka dalë me salmonelë, pjesën tjetër nuk e dimë, kush e ka ngënë ne nuk e dimë akoma. 

Anila Denaj: Të krijosh panik është papërgjegjshmëri. Ju shpesh, siç po e bëni tani, edhe me portalin tuaj mund të godisni, por me sigurinë ushqimore jo. Përpara se të jeni i emocionuar, duhet të jeni me një kompani që nuk e ka parë gjurmueshmërinë si pjesë të protokollit, biznesni nuk ka dhënë informacion, ne e çojmë në Prokurori, ju thoni jeni të papërgjegjshëm. Po bëjmë gjurmueshmërinë. 

Enton Abilekaj: Doli gripi i shpendëve, sa vezë u asgjësuan, sa pula? Sa dolën në treg?

Anila Denaj: Ju shkruani pasi të pyesni institucionet, jo duke hamëndësuar në portale. Ju nuk hapi një herë faqen e webit të ministrisë. Sepse nëse e hapni, apo kërkoni një informim zyrtar për të gjithë këtë, në asnjë rast nuk ka munguar informaiconi dhe kemi qenë ne duke çuar informacion që ka rënë gripi i shpendëve. 
Gripi i shpendëve ra në një stabiliment, Reas, brenda 24 orëve është ndjekur ekzekutimi. Është sëmundje që nuk mund të evitohet, por ishim aty me të gjithë veterinerët. Ne ndjekim protokollet. Ne nuk mund të evitojmë 77 mijë raste salmonelë në Evropë. Por si të evidetojmë dhe të reagojmë menjëherë. Ne nuk mund te themi pse ra gripi i shpendëve në Amerikë dhe u rrit çmimi i vezëve, por në Shqipëri nuk ka ndodhur. Janë gati 1 milionë kokrra vezë, 200-300 mijë zogj që kanë mbyllur ciklin e riprodhimit. Ky është informacion zyrtar. Ju mos krijoni informacion për konsum politik publik për të thënë se nuk informojmë, Ne informojmë, flasim për rastin dhe kur protokolli nuk ndiqet, ne kërkojmë ndihmën e institucionit dhe çojmë për ndjekje penale. Këtë bën Ministria. Nëse një institucion varësie nuk e ka ndjekur protokollin, do të ketë të njëjtin ballafaqim me ligjin sikurse një biznes. Ky është rasti dhe duhet të konsumojmë më pak debat politik për sigurinë ushqimore.

Enton Abilekaj: Sa vezë pra janë asgjësuar?

Anila Denaj: Asnjë nuk ka dalë në treg, është bllokuar në të njëjtën ditë dhe analiza është brenda të njëjtës ditë. Gjurmueshmëria është në zinxhir të plotë. Para se të shkruash në portal, hap faqen web dhe kërko informacion. Nëse ne të bllokojmë informacionin atëherë thuaj nuk japin informacion. Është reagim i menjëhershëm. Gripi i shpendëve ka rënë kudo. Ne kemi çuar veterinerët që evidentonin zonën, kanë qenë në 21 ditë aty dhe janë persona që e kanë treguar me punën e tyre përkushtimin. Ku ka patur mungesa janë ballafaquar me ligjin. 

Enton Abilekaj: Ju keni 3 drejtorë AKU-je në pak muaj, se çoni për kandidatë për deputëtë. Përveçse talleni me institucionet….

Anila Denaj: Nuk ua lejoj këtë. Mos u tallni duke ofenduar. Refuzoj të përgjigjem për debat klikimesh. 



Më të lexuarat