Prapaskena

Kryesore

Mish pule me salmonelë / Gazetari paralajmëron ministren Denaj: Protokollin mund të t’a fusin në…nëse helmohen fëmijët

Publikuar: 30/03/2025

Para sigurisë ushqimore nuk ka ndarje politike, media të opozitë apo të qeverisë, goditje politike, interesa mediatike etj. Nuk po ndahen opinione për një arrestim nga SPAK, listë kandidatësh apo program elektoral. Bëhet fjalë për shëndetin e popullatës, sidomos të fëmijëve.

Një proponcim për mediat e ministres së Bujqësisë Anila Denaj, e cila fliste për politikë me salmonelë dhe e trajtonte skandalin hedhjes në treg të mishit të pulës së infektuar si një devijim protokollar, ka shtuar më te tej indinjatën dhe revoltën qytetare, pasqyruar në media dhe rrjete sociale.

Pas prononcimit të ministres, e cila fliste thua se skandali kishte ndodhur në një kontinet tjetër, ka reaguar gazetari investigativ Habjon Hasani. Krahas mesazhit, gazetari ka edhe një paralajmërim për ministren Anila Denaj.

Ne fillim te videos Anila buzeqesh, e paska buzeqeshjen si te stampuar si ata te qendres Pellumbat e Paqes te Rrg. Elbasanit. Pastaj Anila na shpjegon se ajo ka nje respekt te thell per protokollet, pa çiqitemen qe mileti nuk ha protokolle por konsumon mish me salmonele. Ne fund Anila terheq vemendjen qe te mos behet politike me ushqimin. Ketu Anila ka te drejte, sulmet politike e bezdisin Nilen tone. Uroj te mos i ndodhe gjema kur miletit t’i helmohen femijet ne çerdhe e shkolla, se pastaj Aniles tone te dashur mund dhe qe t’ ja fusin protokollin te ai vendi qe e puthit me karrigen. Del dhe buzagaz ne interviste bytha kesaj“.



Më të lexuarat