SONDAZHI/ Rama merr mandatin e katërt me 50.5%, Berisha forcë e dytë

Politikë

Publikuar: 28/03/2025

SONDAZHI/ Rama merr mandatin e katërt me 50.5%, Berisha forcë e dytë

Sondazhi i “Piepolit” në bashkëpunim me Report TV, nxjerr Partinë Socialiste fituese në zgjedhjet e 11 majit. Sipas të dhënave të sondazhit, PS projektohet të marrë nga 46.5% deri në 50.5% të votave, duke ruajtur thuajse të njëjtin nivel me rezultatin e vitit 2021 (48.7%). Ky projeksion mbetet i pandryshuar në krahasim me dy javë më parë, ku ishte po ky rezultat

Edhe Koalicioni PD  Aleanca për  Shqipërinë Madhështore nuk ka ndryshim në projeksion në krahasim me dy javë më parë. Koalicioni renditet i dyti, me një kuotë që varion nga 35% deri në 39%, pak më poshtë krahasuar me rezultatin e arritur në vitin 2021 (39.4%). Ndarja dhe fragmentarizimi i opozitës duket se ka një ndikim të qartë në performancën e saj në sondazhe.

Koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet”, e Adriatik Lapajt dhe Endri Shabanit renditet i treti, me një mbështetje që varion nga 7-9 %, me një rritje fare të lehtë në krahasim me rezultatin e 13 marsit ku parashikohej 6.5% deri në 8.5%.

Një rritje të lehtë në krahasim me projeksionin e sondazhit të 13 marsit, ka dhe Partia Mundësia e Agron Shehajt. Alternativa e re në skenën politike, projektohet të marrë 2.5% deri në 4.4% të votave, ndërsa në  sondazhin e 13 marsit ishte projektuar të marrë 2-4 %

Partia Social Demokrate e Tom Doshit pritet të marrë 0.5. – 2.5% një rënie e lehtë në krahasim me atë të 13 marsit, kur shifrat ishin mes 1% dhe 3%.

Të tjera parti të vogla si Lëvizja BASHKË, Koalicioni i Djathtas për Zhvillim dhe partia e Bashës “Koalicioni Euroatlantik”, luhaten në kufijtë 0.5% deri në 2.5%