Kandidati për deputet i Partisë Socialiste në Tiranë, Endrit Braimllari thotë se vendimi për largimin nga Partia e Lirisë, ishte i duhuri për të.
Në një intervistë për “Newsline” në ABC News, Braimllari u shpreh se ishte i qartë për vendimin, që në momentin kur dha dorëheqjen nga strukturat e partisë. Braimllari shtoi se do të japë kontributin e tij në fitoren e PS më 11 maj.
“Sa i përket betejës së brendshme, unë kam betejë me emrat që janë në listë. Jam aty për të dhënë kontribut. Çdo person garon për të fituar, por do isha komod edhe nëse do jepja kontribut për fitoren.
Nuk pretendoj që me 2-3 muaj punë, të jem aty ku kolegët e mi janë prej vitesh. Mua mu dha shansi të përfshihem. Si votues për herë të parë, e kam dhënë në 2007 për Edi Ramën. Forca që unë aderoja dikur, ka qenë në koalicion në 2013, fitore historike. Baza jonë është e qendrës së majtë.
Unë jam i qendrës së majtë. Votën time, si votues për herë të parë, kam votuar për Edi Ramën. Mund të ketë vullnet të drejtuesve për koalicion, është e vështirë që kjo për bazën. Ata kanë mendimin e tyre, unë kam mendimin tim.
Unë kam qenë i vendimmarjes sime që ditën që kam dhënë dorëheqjen nga kjo forcë politike. Jam shumë i qartë me veten time. Jam i foskuar te rezultati i 11 majit. Jam në borxh, mu dha një mundësi”,theksoi ai.
Braimllari u shpreh se listat e socialistëve, janë me njerëz përtej të majtës dhe të djathtës.
“Unë kam qenë i qartë në vendimmarrjen time për të qenë pjesë e Partisë Socialiste. Sinjalet që vinin nga PS për më shumë se 1 vit, kishte të bënte me mbështetjen e një gjenerate të re. Këto sinjale ishte sinjale pozitive, dhe shkonte kah asaj që unë kam bërë këto vite. Unë kam bëra kërkesë publike dhe pastaj u bëra pjesë e këtij ekipi. Mu dha një mundësi nga PS.
Jam çdo ditë në takime me qytetarë, për të shpalosur platformën, për të kërkuar votë masive për PS në qarkun e Tiranës. Nëse rruga është drejt BE, kërkohet një mbështetje përtej të majtës dhe të djathtës. Duket shumë qartë që PS ka konceptuar lista fitues, përtej të majtës dhe të djathtës.
Krahu tjetër, ka vendosur një listë që mbron rezultatin e opozitës. Kuptohet që ambicia e PS është të kapë 1 milion vota. Në këto zgjedhje, qytetarët kanë dy alternativa, PD me alternativën e saj dhe PS me alternativën e saj.
PS ka guxuar, në lista të mbyllura ka shumë të rinj. Në lista të hapura ka personazhe të fortë. Ishte hapja e PS, që çdo qytetar e ka pritur. Një person që merret me politike, shikon aty ku është mundësia për t’u përfshirë në ekip, që të shpalosësh aftësitë e tua. Është mundësia dhe vizioni që ka treguar vitin e fundit, dhe të hapjes”, theksoi ai.