Rama: Primaret e PD-së praktikë skuthe e pabesi e Berishës për demokratët

Politikë

Publikuar: 25/03/2025

Rama: Primaret e PD-së praktikë skuthe e pabesi e Berishës për demokratët

Kryeministri Edi Rama ka komentuar procesin e Primareve në Partinë Demokratike gjatë rubrikës ‘Sy më sy’ në Facebook.

Ai e cilësoi këtë proces si një “hipokrizi”, duke theksuar se fituesit e Primareve u lanë jashtë listës përfundimtare të kandidatëve për deputetë të PD. Rama përmendi rastin e fituesit të Primareve për qarkun e Tiranës, i cili, megjithatë, nuk u përfshi në listë.

Do të flas për bufin e kënetës deri në 9 maj që është dhe dita e Europës dhe finishi i bie pragut të dëgjojë dera. Se po ti biesh asaj dere nuk hapet, flas për ata të shurdhuar që nuk shohin se nuk kanë një lider, por një buf kënete. E tregoi shumë qartë praktika shumë hipokrite, skuthe e pabesë e primareve.

Sa e sa demokratë besuan se ju erdhi dita të vlerësohen për atë që janë, u zhgënjyen se u përdorën për një propagandë hipokrite dhe u lanë jashë. Simboli i tyre është fituesi i primareve të Tiranës, kryetari i Partisë së Tiranës që as nuk e njoh dhe s’kam dyshim që është kundër meje, por fitoi dhe e hodhën jashtë.

Doli i pari dhe nuk gjendet kund në listë. Këtë kanë votuar vajzat dhe djemtë e forumit rinor të PD-së Vlorë që masivisht u shkëputën dhe u bashkuan me mua dhe kanë një person që i përfaqëson, pedagogia Zamira, për të arritur një qëllim shumë më të madh. Ata nuk janë socialist, mund të mos bëhen kurrë socialist por janë pjesë e jona. Shqipëria që duam në BE është përtej ndasive, ndarjeve e ideologjive” tha Rama.