Nga Adriatik Doçi
Gjyqtari Gerd Hoxha, i konfirmuar në të dy shkallët e Vetingut, u ndalua për të kandiduar për në GJKKO për shkak të një fotoje me Erion Veliajn në një nga takimet e ambasadës britanike. Papërshtatshmëria e Gerd Hoxhës është konstatuar nga Komisioni i Posaçëm i Vlerësimit të Figurës dhe Pasurisë (KPVFP). Në mënyrë tejet të dyshimtë dhe okulte, po nga ky komision janë bllokuar për t’u bërë pjesë e SPAK edhe prokurorët Sonila Muhametaj dhe Ndini Tavani, të cilët kanë kaluar filtrin e Vetingut.
Komisioni përbëhet nga dy prokurorë të SPAK, një gjyqtar i GJKKO dhe dy hetues në varësi të SPAK-ut. Anëtarët e komisionit zgjidhen me short.
Në një kohë kur komisioni i SPAK-GJKKO penalizoi gjyqtarin Gerd Hoxha për foton me Veliajn, një prokuror i SPAK-ut, konkretisht Ols Dado, jo vetëm ka foto me Veliajn, por i ka kërkuar edhe leje për pallat, fakt të cilin e ka konfirmuar edhe vetë para gjyqtarit Erjon Bani.
Prokurori tjetër i SPAK-ut Arben Kraja është fotografuar me kryebashkiakun e Shkodrës Benet Beci, për të cilin thuhet se është nën hetim nga SPAK. Kreu i SPAK Altin Dumani është fotografuar me ministrin e Drejtësisë Ulsi Manja.
Ku ndryshon një foto rastësore me Veliajn në një pritje ambasade nga fotot kokë më kokë me Ulsi Manjën dhe Benet Becin?!
Kësaj i thonë ‘më mbaj këtë kopilin sa të shaj atë k*rvën’. Veprimtaria e këtij komisioni të errët ngre dyshime të forta për një klan, i cili duke abuzuar me detyrën ka monopilizuar emërimet në SPAK dhe GJKKO, duke i kthyer këto institucione në bahçen e babës.
Baza ligjore e këtij komisioni, që duket se po përdoret si gardh për të penguar të padëshiruarit për të vijuar karrierën në strukurat e posaçme, është kërkuar që të zhbëhet në Gjykatën Kushtetuese.
Paradoksi është i shumfishtë. Teksa Kushtetuesja ka marrë në shqyrtim ligjshmërinë e Komisionit që penalioz magjistratë për një foto me një politikan, një anëtare e Kushtetueses bashkëjeton me një politikan, ndërsa një anëtar tjetër ka kunatë një politikane.