I vënë në pozita të vështira, pasi edhe administrata Trump, ku kishte shpresë për të hequr “non gratën”, evidentoi si sukses të drejtësisë marrjen e tij të pandehur për aferën Partizani, Sali Berisha komentoi shkurt raportin e ri të DASH.
“Ai raport, shprehte një fakt, ajo ka ndodhur, besoj se nuk gënjente. Të them që gënjente jo. Thoshte një fakt. Ajo ka ndodhur dhe unë e kam denoncuar atë me qindra dhe mijëra herë, nuk kishte asgjë të re”, tha Berisha në konferencën me gazetarët.
Në raport, DASH liston marrjen e Sali Berishës të pandehur për aferën Partizani, duke pasuruar familjarët e tij. Jo vetëm kaq, por raporti tregon se DASH nuk ka asnjë lëkundje mbi vendimet e marra nga administrata e mëparshme, dhe madje evidentohet qartë nga stafi i Trump që Berisha është futur në listën e zezë të SHBA. Po ashtu, në raport DASH thekson se duhet të vijohet me reformën në drejtësi. Por, teksa për raportin e DASH Berisha nuk foli shumë, ai u ndal gjatë te programi i Partisë Demokratike, ku tha se do të përqendrojë vëmendjen, për të mos i replikuar akuzave që në distancë i bën kryeministri Rama që e krahason me bufin e kënetës.
/Shqiptarja.com